Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pista”, ndërsa në pranga ka rënë një person që shpërndante lëndën narkotike kokainë të ndarë në doza të vogla. Burime zyrtare bënë nga policia e Durrësit bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet L. K., 39 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*