Pas publikimit të video-skandalit me studenten policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ndalimin e Denis Himcit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  bënë ndalimin  e shtetasit Denis Himci, 36 vjeç,  pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për  veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas Policisë, ndalimi  i tij u bë pas transmetimit  të pamjeve filmike  në emisionin investigativ “Stop”, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*