
ERSEKË– Zjarr masiv ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës. Janë djegur 15 hektarë dushqe dhe pisha. Përhapja e tij është aq e madhe sa nuk po munden ta shuajnë.
Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur shumë raste zjarresh, qoftë të qëllimshme apo dhe nga shkaqe natyrore nga temperatura e lartë. Ditën e djeshme ndodhi një rast tjetër në Ersekë në vendin e quajtur Antenat, ku banorët e kishin vendosur për të pastruar tokën, por u arrit shuarja e tij nga forcat zjarrfikëse.




