Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në “Open” ka treguar edhe rolin e ministrit Sandër Lleshajt në rastin e Alvin Berishës.

Lamallari tha se prania e Lleshajt, ishte e nevojshme për lehtësi të tërheqjes së Alvinit. Gjithashtu zvministri theksoi kjo vizitë ishte e nevojshme përvendosjen e kontakteve për të tërhequr edhe shqiptarët e tjerë.

Pyetje: Cili ishte roli i zotit Lleshaj?

Lamallari: Prania dhe asistenca e autoriteteve shqiptare do të ishte shumë me vlerë. Fakti që një delegacion shqiptar vajtën atje. Ishte përgjegjësi e autoriteteve shqiptare. Së pari kishte lidhje me lehtësimin e proceduarave sepse Alvini është shtetas shqiptare. Së dyti, kjo vizitë ishte e nevojshme për të vendosur kontaktet e nivelit të lartë me autoritetet vendase për të mundësuar edhe kthimin e të tjerëve në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*