Nga Agron Brataj.
Dritan Leli dhe Gjergji Goro, të shoqëruar nga deputeti Qarkut Edmond Leka , kanë përkujtuat këtë datë të rëndësishme për historinë e gjithë trevës. Ata janë ndalur për homazhet e rastit në varrezat e dëshmorëve të fshatit të konsideruar si zemra e labërisë.
Në fjalën e tij kreu I Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro I ka cilësuar ngjarjet si më të rëndësishmet në gjithë trevën e Kurveleshit.
92 djemë e vajza të rënë gjatë luftës së dytë botërore, janë simbol I qëndresës dhe dashurisë për atdheun, tha kreu I bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. I cili merrte pjesë në ceremoni edhe si një bir I kësaj treve.
Edmond Leka , deputeti I Qarkut tha se është e rëndësishme të përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që dhanë jetën që Shqipëria të jetë një vend I lirë.
25 Qershori, dita e Çlirimit të Kurveleshit është ditë e shënuar për trevën e Labërisë, ditë e cila përmendet në histori për rezistencën dhe kryengritjen e gjithë banorëve të kësaj treve malore.
Në fshatin e tij të origjinës, Dritan Leli ka kërkuar votëbesim për Gjergji Goro, në një tjetër mandat i cili do të ndryshoj përfundimisht jetesën e këtyre trevave.
Gjatë këtij mandati me mbështetjen e kryeministrit Rama, u arrit që Kuçi të jetë më afër Himarës. Ndërsa fshatrat bregdetar të Himarës falë investimeve janë kthyer në asete turistike të shumëfrekuentuara nga turistët vendas e të huaj.
Rruga e Lidhëse mes Kuçit dhe Vlorës do të jetë një projekt që do të rivitalizoj zonën.-Shtoi Leli.
Sinkron:
Për Deputetin e Qarkut, Edmond Leka, mbështetja e kryeministrit Edi Rama i ka dhënë zonës mundësi zhvillimi të të gjitha kapaciteteve turistike, në funksion të turizmit të qëndrueshëm .
Kandidati i ASHE, për Himarën Gjergji Goro kërkoi votë masive më 30 Qershor.Ndërsa prezantou projektet që marrin jetë mandatin e rradhës. Sipas Goros, nis projekti për lidhjen e Kuçit me Vlorën por edhe Qeparon e bregdetin. Ndërsa ndërtimi i ujësjellësit do të zgjidh përfundimisht mungesën prej disa dekadash të funksionimit të ujësjellësit në Kuç.Goro u kërkoi banorëve të jenë besimplotë për ndryshimet e pritshme dhe të shprehin vullnetin nëpërmjet votës.