Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar kërkesësn për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e datës 13 tetor, datë kjo e shpallur nga presidenti Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Po ashtu të njëjtën kërkesë kanë depozituar edhe partitë e tjera aleate, Partia Republikane, si dhe Partia Agrare Ambientaliste.

Ndërkohë sot është afati i fundit për regjistrimin në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kërkesa për rregjistrim vjen pak ditë pasi, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste dhe LSI i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkojnë nisjet e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 13 Tetorit.

Kërkesë: Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019.

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë.

Bazaligjore: Dekreti i Presidentit të Republikës Nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë

Të nderuar anëtarë të KQZ,

Duke rezultuar tashmë qartë se,

-Data 30 qershor 2019 nuk konsiderohet date ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

-Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit….. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të  Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit.”

Dhe duke mbajturnëkonsideratë se,

–              Me datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin e tij nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush,

–              se KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10  dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,kërkojmë nga ana juaj marrjen  pa vonesë  të të  gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi.

Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin,

Subjektet:

Partia Republikane e Shqipërisë (PRSH)

Fatmir Mediu (Kryetar)

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA)

Agron Duka (Kryetar)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Ndërkohë burime nga Partia Demokratike për Faxweb.al konfirmojnë se qëndrimi që ka ndarë Kryetari i Opozitës gjatë takimit me aleatët është se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”- mësohet nga burimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*