Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, duke çuar këtë të fundit në Gjykatën Penale të Tiranës me tre akuza akuza ‘falsifikim formulari’, falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim dhe tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit.

TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, duke çuar këtë të fundit në Gjykatën Penale të Tiranës me tre akuza akuza ‘falsifikim formulari’, ‘falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit’. Akuzat i janë komunikuar avokatit të tij Isuf Shehu, duke qenë se Agim Kajmaku vijon të jetë në arrati që prej nisjes së verifikimit që erdhi pikërisht pas akuzave të Partisë Demokratike.

Ishte Prokuroria e Përgjithshme ajo që kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.

Por edhe pse gjykata greke e shpalli të pafajshëm në lidhje me akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për drejtësinë shqiptare Kajmaku nuk i shpëtoi dot problemeve për shkak se arrestimin e vitit 2003 duhet ta kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit  që të gjithë zyrtarët duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para se të hyjnë në garën për zgjedhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*