Qarku i Korçës është tronditur sërish nga dy tërmete me magnitudë 2.7 ballë dhe tjetri më i fortë me magnitide 3 ballë.

Kujtojmë se prej ditësh në këtë qark ka pasur lëkundje të vazhdushme tërmetesh. Vetëm dy ditë më parë në Korçë u ndjenë lëkundje të fuqishme të një tërmeti me magnitudë 4.2 ballë në afërsi të fashatit Arrës.

Fatmirsisht tërmetet kanë qenë pa dëme në njerëz, apo dëme materiale, por që kanë shkatuar panik tek banorët.

Kujtojmë se kohët e fundit Rajoni i Korçës është prekur herë pas here nga tërmetet të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta material si dhe kanë lënë dhjetra familje në qiell të hapur pasi banesat e tyre janë shembur totalisht ose janë bërë të pabanueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*